Analisti Jeton Zogjani ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e nesërm në shesh, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Zogjani tha se UÇK-ja duhet të mbrohet “deri në frymën e fundit”, duke argumentuar se lufta e saj ishte përballje me forcat që, sipas tij, kryen zbrazje etnike.
Ai theksoi se ish-pjesëtarët që ndodhen në Hagë, sipas tij, nuk duhet të shihen vetëm si individë, por si përfaqësues të UÇK-së.
“ Të bashkohemi nesër në shesh dhe të tregojmë se jemi në pritje. Është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Duhet të mbrohet deri në frymën e fundit.
Skeptikët e dinë që sinonimi i UÇK-së është lufta per liri. Ata, me ato pak kapacitete, i bënë ballë forcave që bënë zbrazje etnike. Janë ata që sot e përfaqësojnë si të gjallë UÇK-në dhe nuk duhet të ndahen si individë, sepse atje janë si UÇK. Në Hagë nuk po gjykohet individi, por UÇK-ja.”

