Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ilir Meta kërkon lirinë/ Ish presidenti depoziton kërkesë në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë

schedule13:45 - 9 Shtator, 2026

schedule 13:45 - 9 Shtator, 2026

Ish presidenti  Ilir Meta ka depozituar sërish kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa është regjistruar këtë të mërkurë në GJKKO dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani.

Meta kërkon lirimin nga qelia, teksa ai mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024, si i dyshuar për tre vepra penale.

Ilir Meta mbahet në qeli që prej 21 tetorit të vitit 2024 si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pastrim parash, korrupsion pasiv në 3 episode dhe për mosdeklarim e fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!