Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Merkato e varfër! Bylisi rival direkt, Kastrioti im nuk duhet të rrezikojë

schedule19:57 - 29 Janar, 2021

schedule 19:57 - 29 Janar, 2021

Kastrioti e ka finale me Bylisin nesër. Krutanët janë të karikuar për të marrë maksimumin e pikëve në përballjen e orës 13:45 dhe trajneri Ramazan Ndreu ka folur në prag të kësaj përballje. “Çdo ditë që kalon kampionati bëhet më i fortë, pikët në këtë fazë kulminante janë të domosdoshme.

Ndeshja me Bylisin merr një rëndësi të veçantë, sepse unë mundoj se është rival direkt për të qenë në atë mes të artë. Nuk duhet të rrezikojmë rënien nga kategoria. Bylisi ka lojtarë që vrapojnë shumë kështu që na del për detyrë të jemi të thjeshtë, konkretë, sepse është koha për të marrë pikët maksimale”, u shpreh Ndreu fillimisht.

Në lidhje me mungesat në skuadër ai u shpreh: “Nuk ia vlen ta diskutojmë më, në çdo intervistë kemi folur për mungesat. Thjesht do të jenë të pranishme në këtë periudhë jonormale. Kështu shpresojmë tek të gjithë lojtarët që janë, të japin maksimumin për të marrë fitoren.

Në ndeshjet e kaluara kanë bërë paraqitje të mira kështu që edhe në këtë ndeshje këta çuna të rinj do të japin më të mirë për të prezantuar veten”. Trajneri i Kastrioti në fund foli edhe për merkaton: “Është një merkato e varfër, që të marrësh lojtarë të mirë duhen shumë lekë.

Jemi munduar të marrim lojtarë mesatarë, të cilëve nuk iu kanë dhënë hapësira në formacion. Këta janë lojtarët që ne kemi marrë. Nëse kthehen edhe të dëmtuarit, plus këta lojtarë që kemi afruar, besoj se do të jemi “ok” deri në fund të kampionatit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!