“S’kemi nevojë për merkato”, Pirlo: Dybala e De Ligt në dyshim, Sampdoria ekip në formë

schedule14:16 - 29 Janar, 2021

schedule 14:16 - 29 Janar, 2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, u shfaq pak minuta më parë në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para duelit me Sampdorian. Italiani vlerëson kundërshtarin dhe trajnerin Ranieri, por kërkon fitoren. Gjithashtu, ai u ndal dhe tek mungesat që bardhezinjtë kanë për këtë sfidë si dhe preku pak temën e merkatos.

SAMPDORIA – “Janë një ekip i mirë që po kalojnë një periudhë pozitive. Kanë arritur fitore të rëndësishme si dhe kanë bërë blerje të mira. Do të jetë një ndeshje e vështirë si të gjithë ndeshjet kundër Ranierit, i cili është një trajner shumë i përgatitur dhe unë e respketoj shumë”.

 

MUNGESAT – “Dybala po stërvitet veçmas grupit dhe po përpiqet që të rikuperohet. E njëjta situatë është dhe me De Ligt që ka një shqetësim në kofshë, por ende nuk kemi vendosur për të sepse varet se si do të jetë deri nesër. Morata kishte një problem të vogël fizik, por tashmë është më mirë. Nesër do të jetë titullar dhe kam shumë besim tek entuziazmi i tij.

“SHERRI” IBRA-LUKAKU – “Këto nuk na shqetësojnë ne. Ai episod ndodhi në një ndeshje tjetër dhe nuk kam asgjë për të komentuar për këtë”.

RONALDO DHE KHEDIRA – “Cristiano kishte një ditë pushimi dhe ne të gjithë jemi të lirë të bëjmë atë që duam në jetët tona private. Çdokush nga ne i merr vetë përgjegjësitë e veta. Përsa i përket Khedirës është stërvitur me ne që nga fillimi i sezonit. Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me të”.

 

MERKATO DHE DUELI ME INTERIN – “Kemi lojtarë të fortë në skuadër dhe nëse drejtuesit nuk do të kenë mundësi, atëherë kjo nuk përbën asnjë problem për ne. Po bëjmë shumë mirë deri tani. Ndeshja me Interin nuk do të ndikojë aspak te zgjedhet e nesërme në formacion sepse ne jemi të përqëndruar aty”, përfundon Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!