Ende nuk ka një fotografi në profilin e tij.
Flasim për Gabriel Kullën dhe faqen personale në agjencinë e specializuar të transferimeve dhe vlerave të kartonëve në futboll me emrin “transfermark”.
Sulmuesi 18-vjeçar bëri debutimin në Serinë A, duke luajtur disa minuta për Sasuolon në ndeshjen e javës së parë në fushën e Fiorentinës, dhe menjëherë pati një ndryshim.
“Transfermarkt” I dha vlerësimin e parë të kartonit në karrierë dhe jo pak, por 1.4 milionë euro, një kërcim I fortë pasi përpara kësaj jave ai nuk kishte asnjë lloj vlerësimi.
Sasuolo u mund 2-1 në Bergamo, dhe ishte diçka që pritej, por për Kullën kjo ndeshje do të mbahet mend.
Talenti qendërsulmues I lindur në Shkodër ka bërë hapa të mëdha në Itali, që kur ishte në Akademinë e Bolonjës në 2021, në moshën 13-vjeçare.
Kaloi në Saso dhe më pas tek Sasuolo, në ekipin e Shpresave të të cilit sezonin e kaluar shënoi 16 gola.
Kjo I dha kontratë të re deri në 2030, edhe pse nuk mund të flitet për rroga të mëdha për një 18-vjeçar, si dhe bëri që trajneri Alberto Akuilani e mori në ekipin e parë, madje I dha shans që në nisje të Serisë A.
Pasi shkëlqeu për Sasuolon U20, pritet që të ketë një karrierë edhe më të madhe në të ardhmen.


