Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:29 - 29 Janar, 2021

schedule 07:29 - 29 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas here mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore do ketë dhe ndonjë shi të izoluar.

Pas mesditës vranësirat shtohen në territorin shqiptar duke sjellë reshje me intensitet mesatar në veri dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë Shqipërinë.

Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në territorin e Kosovës. Por mesdita dhe kryesisht pasditja shtojnë vranësirat duke sjellë dhe reshje dëbore në vend.

Maqedonia e Veriut

Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të ulëta deri pasdite vonë kur vranësira të dendura përfshijnë MV.

Rajoni dhe Evropa

Reshje dëbore dhe stuhi ere mbeten vendet e Evropës qendrore dhe Lindore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!