3 djem të jetës së Jonida Maliqit mund ta bëjnë të qajë e të qeshë në të njëjtën kohë

schedule22:27 - 27 Janar, 2021

schedule 22:27 - 27 Janar, 2021

Jonida Maliqi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në e “E ardhmja është vajzë” në ABC dhe nuk mund të mos emocionohej tek sfida “Djemtë e jetës sime”. I pari që tha fjalë zemre për miken e tij ishte stilisti i njohur Ardi Asllani i cili tregoi se jo gjithmonë kanë qenë kaq të lidhur e janë kuptuar kaq mirë me njëri tjetrin.

Videomesazhi i tij e bëri të qeshë dhe të flasë për marrëdhënien e tyre të veçantë dhe nuk e dinte që më pas do përlotej. Me shumë emocione, babai dhe djali i saj dërguan mesazhe zanore që Jonida nuk i priste aspak.

LEXO EDHE: Suksesi më i madh për Jonida Maliqin është djali, por ka edhe 2 momente të tjera triumfi

Duke njohur mirë të atin që nuk do të mund të realizonte një video pasi ashtu si ajo, është njeri shumë emotiv dhe i ndjeshëm, u surprizua tej mase teksa dëgjonte zërin e tij. Surprizat për të u mbyllën me fjalët e të birit që i thoshte se e do shumë. /abcnews.al

LEXO EDHE: Jonida Maliqi po përgatit disa surpriza, duket se ky vit është i saji për sa i përket muzikës

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!