Suksesi më i madh për Jonida Maliqin është djali, por ka edhe 2 momente të tjera triumfi

schedule21:28 - 27 Janar, 2021

schedule 21:28 - 27 Janar, 2021

Mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli, ishin përballë njëra tjetrës dy artiste, Jonida Maliqi dhe piktorja Stela Rustemaj. Edhe këtë të mërkurë vajzat treguan shumë detaje nga jeta e tyre dhe provuan të “ndërrojnë” edhe artin me njëra-tjetrën dhe ia dolën më së miri.

Teksa i erdhi radha momentit kur do të flitej për suksesin, Jonida Maliqi, menjëherë përmendi mëmësinë si suksesin më të madh në jetë.  Ajo theksoi se e ndien veten me fat që ka provuar këtë ndjesi dhe çdo ditë e më shumë është e lumtur që të gjithë dashurinë që ka zemra e një nëne ja dhuron pa kushte djalit të saj, Dan.

LEXO EDHE: Dy momente të vështira në jetë, e kanë bërë Jonida Maliqin të jetë më e fortë

Nuk mund të anashkaloheshin edhe sukseset përsa i përket karrierës dhe artistja që ka gati 3 dekada në skenë veçoi dy momente. “Kam dy momente shumë të rëndësishme në karrierën time. Një musical, “Romeo e Xhulieta”, ku kam kërcyer, kënduar dhe aktruar në skenë për tre ore. Salla e Pallatit të Kongreseve ka qenë full dhe është një emocion që do të doja ta ripërjetoja. Pas kësaj është edhe Eurovizioni.

EXO EDHE: Jonida Maliqi po përgatit disa surpriza, duket se ky vit është i saji për sa i përket muzikës

Ndjesia që më dha me dëgjim të parë ajo këngë, më bëri edhe që të triumfoja e të shkelja në një skenë ndërkombëtare ku jam përjetuar emocione shumë të forta dhe kam ndierë vërtetë rëndësinë e një artisti të mirëfilltë. Duke filluar që nga organizimi, stafi, tek ai djali që më vendoste mikrofonin dhe më thoshte “good luck”. Jam e lumtur që e kam përjetuar!” /abcnews.al