Kategoria e parë dhe e Dytë janë ndalur për shkak të kushteve të vështira të motit gjatë këtyre javve, por futbolli i moshave vazhdon dhe sot u luajtën tre ndeshje të javës së nëntë të Kategorisë Superiore pëe 21-vjeçarët.
Kukësi mundi të triumfojë ndaj skuadrës së Football Republik me shifrat 3-1, teksa golat u shënuan nga Karaj, Ziaj dhe Peposhi. Në ndeshjen tjetër Laçi mundi Akademia e Futbollit me shifrat e pastra 3-0. Golat u shënuan nga Stafa, Prengaj dhe Cekolli.
Në ndeshjet tjetër Apolonia arriti të fitojë me vështirësi ndaj Dinamos me shifrat 3-2, pas një beteje shumë të bukur në fushën e blertë. Ditën e djeshme zbritën në fushë edhe kryesuesit e Vllaznisë, që fituan 3-5 ndaj Turbinës. /abcnews.al
Kategoria Superiore U21
Turbina-Vllaznia 3-5
Shënues: Luiz 34’, Hasa71’, Malaj 76’/ Xhahysa 18’, Leka 43’, Dede 48’, 54’, Çoba 74’
Kukësi-Football Republic 3-0
Shënues: Karaj 9’ Ziaj 32’, Peposhi 54’
Laçi-Akademia e Futbollit 3-0
Shënues: Stafa 7’, Prengaj 39’, Cekolli 86’
Apolonia-Dinamo 3-2
Shënues: Krasniqi 33’, Zoga 36’ (p), Ejoh 72’/ Mëhillaj 10’, 86’