ABC siguron foton nga kamerat e sigurisë në farmacinë në kryeqytet ku ndodhi grabitja mbrëmjen e sotme. Në foto duket një person i maskuar duke ngritur bluzën dhe me kapuç në kokë, që afrohet deri te banaku i farmacisë duke u futur në anën e brendshme të saj, ku qëndron personeli.
Ai qëndron përballë farmacistes ndërkohë që në dorë mban pistoletën e cila dyshohet të ketë qenë lodër. Pasi ka marrë xhiron ditore që dyshohet të ketë qenë 200-300 mijë lekë, grabitësi është larguar me shpejtësi.
Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij ndërsa po hetohet nëse grabitësi ka vepruar i vetëm apo është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendngjarja./mv.abcnews.al