Pika e përbashkët doganore në Morinë nuk po funksionon dhe rradhët e mjeteve vazhdojnë me orë të tëra. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat në kufi, sidomos në këto ditë të nxehta.
Lopët nuk presin në rradhë për të kaluar doganën të Morinës. Kurse udhëtarët në dy anët e kufirit nuk mund ta kenë këtë fat. Fluksi është në pikun e tij. Në hyrje edhe në dalje ka rradhë të gjata të mjeteve. Qytetarët presin gjatë këtu në Morinë dhe temperaturat janë të larta.
Qytetari 1: “Ishalla shumë shpejt, mirë është me u bashku pse mos me u bashku. Vllazën jemi.”
Qytetari 2: “Nuk ka nevojë me pas barriera fare.”
Qytetari 3: “S’kemi nevojë me prit këtu ne.”
Qytetari 4: “Duam bashkinë e Kosovës me Shqipërinë.”
Qytetari 5: “Ça me bo, doganë e vofël shumë, sidomos këta doganierët tona duan gjithçka me pa se ça ke.”
Numri i mjeteve me udhëtarë ashtu edhe me mallra është i lartë. Procedurat janë të njëjta siç kanë qenë më herët edhe pse thuhet ndryshe. Pala kosovare as që ka denjuar të punojë në sportelet dhe godinën e perbashkët doganore. Nuk dihen arsyet, gjithësesi një shenjë e mirë është dhënë për një janarin e vitit të ardhshëm./abcnews.al