Para pak ditësh për shkak të rezultateve të dobëta Chelsea shkarkoi trajneri Frank Lampard, pas një viti e gjysmë në drejtimin e skuadrës.
Vendi i nëntë nuk mjaftoi për drejtuesit londinezë, që në verë e lëshuan dorën më shumë se kushdo në merkato, duke mos e ndjerë as problemin e krizës financiare prej pandemisë.
Welcome to Chelsea, Thomas Tuchel! ✍️? #WelcomeTuchel
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 26, 2021
Direkt pas shkarkimit të Lampard në medie qarkulloi vetëm një emër, pavarësisht trajnerëve të shumë të papunë nëpër Europë. Thomas Tuchel ishte i zgjedhuri i drejtuesve të Chelseas dhe zyrtarizimi erdhi para pak çastesh.
Tuchel bashkohet me Chelsean me një kontratë për një vit e gjysmë. Te Chelsea Tuchel bashkohet me Pulisic dhe Thiago Silva, me të cilët ka [unuar në Dortmund dhe Paris. /abcnews.al