Rama: Pfizer ka problem me të gjithë vendet, ka njoftuar një “stop të prodhimit”

schedule12:12 - 26 Janar, 2021

schedule 12:12 - 26 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me vonesën e vaksinës anti Covid nga Pfizer.

Rama në fjalën e tij është shprehur se së fundmi kompania ka njoftuar për një stop të prodhimin, por shpreson që së shpejti të sjellë dhe dozat e para të vaksinës në vendin tonë.

“Pfizeri ka një problem të madh me të gjitha vendet. Italia ka kërcënuar me proces gjyqësor pasi janë bllokuar dozat, pasi Pfizeri ka njoftuar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese ne jemi në kontakt për të bërë të mundur që ato të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin dhe dozat e para. Ne jemi duke negociuar dhe jemi para me AstraZeneca dhe mund të jap një lajm të mirë në ditët në vijim. Shqipëria nuk është pas askujt dhe shqiptarëve nuk do ju mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo fazë e vështirë e luftës me Covid në raport me asnjë vend. Së shpejti besoj do të kemi lajme të mira por për momentin jemi në komunikim me Pfizer dhe shpresojmë që të sjellë dhe dozat e para dhe besoj se në dy javët e ardhshme do të kemi qartësi në lidhje me vaksinën”, është shprehur Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!