Sevilla ka arritur akordin me Atalantën dhe do të jetë skuadra e re e Papu Gomez. Kapiteni prishi çdo raport me trajnerin Gasperini dhe përfundoi në merkato.
Dëshira e tij ishte të qëndronte në Serie A, por klubi andaluzian insistoi më shumë se të gjithë dhe ia doli të siguronte shërbimet e 32-vjeçarit ofensiv.
Papu Gomez joins Sevilla on a permanent deal from Atalanta, confirmed and here we go! Total agreement reached, tomorrow he’ll be in Spain. ???⚪️ #Sevilla #Papu #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2021
Operacioni është mbyllur dhe Atalanta do të përfitojë 7.5 milion euro. Papu Gomez do të udhëtojë nesër drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me Sevillan (deri në vitin 2024). /abcnews.al