Edicioni Veror përcolli edhe këtë të enjte prapaskenat e natës së tretë të “Sunny Hill Festival”. D.J i famshëm Martin Garrix ishte artisti që mbylli tri ditë maratonë muzikë moderne në Prishtinë. Në mbrëmjen e fundit në “Sunny Hill Festival” u ngjitën 10 artistë që kryesisht luajnë muzikë elektronike.
I fundit që u ngjit në skenë D.J i famshëm Martin Garrix. Muzika e holandezit Martin Garrix, i pari në renditjen e 100 D.J-ve më të famshëm për vitet 2016-2017, ishte artisti që mbylli maratonën tri ditore të “Sunny Hill Festival” dhe mbrëmjen e tretë që organizatorët ia kishin dedikuar kryesisht muzikës së krijuar nga D.J të njohur.
Në skenë e para një publiku që tejmbushi Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë, që udhëtuan enkas për të ndjekur tri ditët e festivalit, u ngjitën 10 artistë. Dyshja britanike e muzikës elektronike të njohur si Bondax apo SG Lewis në mbyllje të spektaklit të tyre dhanë edhe vlerësimet. /abcnews.al
https://youtu.be/fdbOhUlNosY