Zhgënjimi i madh i merkatos, sulmuesi ganez largohet nga Tirana

schedule21:43 - 25 Janar, 2021

schedule 21:43 - 25 Janar, 2021

Në verë nga Tirana u largua një nga sulmuesit më të mirë të sezonit të shkuar, Michael Ngoo. Anglezi ishte lojtar shumë i rëndësishëm dhe Tirana u mundua ta zëvendësojë me afrimin e Albion Avdijajt dhe Derrick Sasraku.

Dardani u largua para disa ditësh te Vllaznia, ndërsa tani ka ardhur radha e ganezit për t’i thënë lamtumirë bardhebluve. Në lidhjen e tij me Supersport, ish-trajneri i bardhebluve, ndë të tjera Nevil Dede tregoi se klubi dhe sulmuesi kanë gjetur marrëveshjen e përbashkët për mbylljen e kontratës.

 

Kështu, Tirana çlirohet nga detyrimet financiare për ganezin, që erdhi me bujë, por në fund rezultoi një dështim i madh, pasi në 10 ndeshje në Superiore, ai shënoi vetëm një gol dhe dhuroi një asist. Mbetet të shihet nëse Sasraku do qëndrojë në vendin tonë, teksa ditë më parë përflitej edhe huazimi te Besa e Kavajës. /abcnews.al