Ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi”, COVID-19 i mori jetën 29-vjeçarit

schedule16:59 - 25 Janar, 2021

schedule 16:59 - 25 Janar, 2021

Nëntë pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri. 29-vjeç ishte pacienti më i ri që humbi jetën.

ABC mëson se pacienti ishte i shtruar te “Shefqet Ndroqi” njohur në vitin e fundit si spitali “COVID-2”.

Lexo edhe: Alimehmeti: Pozitiviteti 22%, shumë të prekur 15- 24 vjeç

Viktimat që u shënuan sot janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja.

Ndërkohë që nga 1918 testime që u bënë në të gjithë vendin u zbuluan 538 raste të reja me koronavirus. 401 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!