Partizani ndihet gati për Skënderbeun në fillim të Superligës

schedule15:51 - 16 Gusht, 2018

schedule 15:51 - 16 Gusht, 2018

Partizani ndihet gati për sfidën e parë të Superligës në fushën e Skënderbeut. Trajneri Skënder Gega foli për kundërshtarin dhe për objektivin që ka në Korçë.

Ky mund të quhet momenti real i së vërtetës. Dy ndeshje në Ligën e Europës, disa miqësore dhe një turne përgatitor ishin thjesht për të qenë siç duhet në javën e parë të Superligës. Për Partizanin nuk mund të kishte fillim më të vështirë e me më shumë kuptim, në fushën e kampiones në fuqi, Skënderbeut.

Pyetje:Si ndihen kryeqytetasit në prag të një sfide të tillë, ndaj një ekipi që sapo fitoi edhe Superkupën?

Skënder Gega, trajner i Partizanit: “Ndeshja e parë kundër ekipit ndoshta më të madh të 5 viteve të fundit kjo nuk është se na krijon trysninë më të madhe se sa është testi i parë dhe jemi përgatitur për këtë test sepse u bë kaq kohë. Ndërkohë, në fazë përgatitore në ndeshjet e UEFA-s, disa ndeshje miqësore, një turne në Durrës, kështu që jemi në momentin më të mirë për tu ballafaquar me sukses.”

Pyetje: Si e vlerëson Skënderbeun dhe se çfarë parashikimi mund të bëjë për ndeshjen?

Skënder Gega, trajner i Partizanit:“Mendoj që Skënderbeu e ka bazën e ekipit. Pavarësisht nga lëvizjet që ka bërë ka edhe prurje të reja, ka edhe kualitetin edhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Unë besoj se duhet respektuar. Si natyrë nuk parashikoj, nuk para jap parashikime për rezultatin. Futbolli i ka të treja, është diçka që ju e keni dëgjuar më para, por ne do marrim maksimumin. Pretendimet tona janë shumë lart.”

Gjithsesi, në Korçë ndihen optimistë, pavarësisht përjashtimit nga Championsi.Suksesi në Superkupën e Shqipërisë ndaj Laçit tregoi se gjendja nuk është aspak e keqe, dhe trajneri Shehi foli me bindje për Supersportin.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut:E nisim aty ku e lamë, sepse fundi i kampionatit ishte të marrim trofeun e kupës e cila i mungonte, dhe e nisëm ty ku e lamë dhe jam shumë i lumtur për çunat që treguan dhe njëherë se Skënderbeu nuk vdes kollaj.”/abcnews.al