Ndodh rrallë në Itali që të humbasësh një ndeshje dhe pas përfundimit të saj të marrësh vesh që klubi ka vendosur të rinovojë kontratën.
Një gjë e tillë i ka ndodhur Eusebio Di Francesco, trajnerit të Cagliarit. Skuadra sarde humbi 1-0 në fushën e Genoas ditën e sotme.
Pas ndeshjes, presidenti i Cagliarit, Edoardo Giulini bëri publik rinovimin me trajnerin deri në verën e vitit 2023. 51-vjeçari mori drejtimin e ishullorëve gushtin e vitit të kaluar.
Cagliari renditet në vend të tretë nga fundi dhe po lufton për mbijetesën. Pavarësisht gjendjes së vështirë, drejtuesit kanë konfirmuar besimin maksimal kundrejt trajnerit. /abcnews.al