Bie zjarr në një çerdhe në zonën “Ali Demi” në Tiranë. Policia konfirmon se zjarri ra rreth orës 5 të mëngjesit, në ambientin e çerdhes, që shërbente si magazinë. Por, sipas policisë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe është shuar nga zjarrfikësit. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit nga një bombël gatimi./abcnews.al
“Rreth orës 4:30 të mëngjesit në sallën operativee të drejtorisë tonë është marrë një njoftim se në çerdhen nr.14 ka pasur zjarr. Kjo është lajmëruar nga banorët, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shuarjen e flakëve që ka qenë në fazat fillestare të saj. Pas fikjes së zjarrit ka ardhur menjëhërë policia bashkë me grupin tonë hetimor. Vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit. Ajo është jashtë mureve rrethuese, çerdhja vazhdon normalisht aktivitetin, kjo ka qenë e veçuar. Eksplozioni i gazit që ka qenë në brendësi të saj, ka bërë të mundur shkëputjen e murit nga ndërtesa qendrore në krahun e majtë të saj.”
“Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, e theksoj ngjitur me godinën dhe jo në godinë të çerdhes. Ko është çerdhja dhe aktiviteti vazhdon më se normal dhe konform të gjitha elementëve në parametrat standarte. Për sa i takon ngjarjes që ka ndodhur, është ngjarje në hetim, ka aludime të ndryshme, presim që të shprehen ekspertët, por nuk ndikon në shërbimin që ne ofrojmë. Për sa i përket sigurisë së elementëve të shërbimit dhe në rastin konkret bombolave të gazit, janë më certifikatë sigurie, janë të kolauduara dhe nuk ka patur shpërthim bombole as flakë në godinë. Megjtihatë, presim përfundimet e hetimit që do dalin”.