Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Probleme në mushkëri/ Papa do operohet, Ati i Shenjtë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

schedule13:50 - 11 Tetor, 2026

schedule 13:50 - 11 Tetor, 2026

Papa Leoni i XIV ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një nodule, një mase tumorale në mushkëri, i zbuluar në një fazë të hershme gjatë kontrolleve mjekësore.

Gjatë lutjes së mesditës në sheshin e “Shën Pjetrit”, në Vatikan, kreu 71-vjeçar i Kishës Katolike tha se mjekët kishin zbuluar së fundmi një mase te vogël tumorale të lokalizuar në mushkëri.

“U zbulua në një fazë shumë të hershme dhe është i lokalizuar mirë”, deklaroi Papa nga dritarja e Pallatit Apostolik.



Ai shtoi se, sipas mjekëve, ndërhyrja kirurgjikale është alternativa më e përshtatshme dhe se ka vendosur të ndjekë këshillën e tyre për heqjen e nodulit.

Sipas Papës, operacioni është planifikuar të kryhet në ditët në vijim.

Ai falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe u kërkoi besimtarëve të luten për të.

“E besoj veten në lutjet tuaja”, u shpreh ai.

Njoftimi u prit me duartrokitje nga mijëra njerëz të mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit”. Deri në momentin e raportimit, nuk ishin bërë publike detaje të tjera mbi ndërhyrjen.

Papa Leoni XIV e bëri të ditur lajmin në përfundim të fjalimit të tij të zakonshëm, gjatë të cilit bëri thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe për garantimin e transportit të sigurt të drithërave përmes Detit të Zi.

“Buka e përditshme e miliona njerëzve nuk mund të mbahet peng nga lufta”, deklaroi Ati i Shenjtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!