Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real fiton, Vinicius i prish festën/ Skuadra madrilene mundi 1-0 Villareal, braziliani del me karton të kuq

schedule14:06 - 11 Tetor, 2026

schedule 14:06 - 11 Tetor, 2026

Real Madrid i përgjigjet nga distanca Barcelonës, duke u kthyer me fitore në La Liga, pas pushimit të kombëtareve. Skuadra e drejtuar nga Mourinho vijoi me ritmin e saj sezonal, duke mundur me vështirësi 1-0 Villareal. Por ndryshe nga rivalët e përjetshëm “blaugrana”, madrilenët nuk mund të festonin si duhet. “Fajin” për këtë e kishte Vinicius Junior, protagonisti negativ në “Santiago Bernabeu”.

E nisim nga fillimi. Murinho la në stol sulmuesin brazilian, duke preferuar në vendin e tij Yan Diomande.

Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, talenti nga Bregu I Fildishtë do të shpërblente besimin e trajnerit të tij me golin e epërsisë në minutën e 62-të. Ky ishte realizimi i parë për Diomande me ngjyrat “merengues”, ndërsa në Madrid shptesojnë të jetë fillimi i shkëlqimit të blerjes më të shtrenjtë të merkatos së verës.



Më pas skenën e mori Vinicius Junior, që bëri rolin e antagonistit.

I hedhur në fushë si zëvendësues, braziliani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të, por sistemi VAR e bëri atë të pavlefshëm.

Vetëm dy minuta më pas, Vinicius e tradhëtuan nervat, duke kapur nga flokët rivalin e tij Konate. Vendimi i arbitrit ishte karton i kuq, duke konfirmuar momentin e vështirë të yllit të Real.

Me një lojtar më pak, “los blancos” arritën të ruanin epërsinë, duke marrë tri pikë të rëndësishme në ndjekje të Barcelonës në garën për titullin kampion në La Liga. Por pavarësisht sukesesit, te Real jetohet në një atmsoferë tensioni, siç flasin prej ditësh në mediat spanjolle dhe siç u konfirmua nga vendimi i Jose Mourinho për të mos dalë në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!