“Nuk isha krenar për atë që po kaloja”, Justin Bieber flet për periudhën më të errët të jetës

schedule13:44 - 24 Janar, 2021

schedule 13:44 - 24 Janar, 2021

7 vite më parë, Justin Bieber u arrestua nga policia pasi dyshohej se drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë të vlefshme. Këngëtari ka reflektuar për këtë periudhë të errët të jetës, i cili ka shpërndarë në Instagram një fotografi nga dita e arrestimit.

Krahas fotos, ylli i muzikës pop thotë se nuk është krenar për veten gjatë asaj kohe, por shton se besimi në Zot që e ka bërë atë të reflektojë dhe të jetë më i matur përsa i përket veprimeve të tij.

Sot 7 vite më parë u arrestova, nuk ishte momenti im më i mirë. Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumur, konfuz, i zemëruar, i paudhëzuar, i pakuptuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Nga atëherë deri tani, kam kuptuar diçka. Zoti ishte i afërt me mua po aq sa është tani. Shtysa ime për ju është të lejoni të shkuarën t’ju rikujtojë sa larg ju ka dërguar Zoti në jetë. Mos lejo “turpin” të të shkatërrojë të sotmen dhe lejo Zotin të kujdeset për jetën tënde. Ju dua me gjithë zemër.”, shkruan Bieber.

Asokohe, Justin ishte përfshirë në një sërë polemikash. Por ndërsa këto ngjarje e vendosën në qendër të vëmendjes, Bieber doli nga hijes e së kaluarës së tij dhe sot është një njeri i lumtur, i martuar me modelen Hailey Baldwin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!