Aksident në Oregon të SHBA, humb jetën shqiptari

schedule21:30 - 15 Gusht, 2018

schedule 21:30 - 15 Gusht, 2018

Një 36 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane bëjnë të ditur se ai është Mitildit Lako me origjinë nga Pogradeci dhe ishte zhvendosur në Çikago. Mësohet se aksidenti ka ndodhur 3 ditë më parë në Oregon.

Sipas mediave, 36 vjeçari ishte pasagjer në një mjet tip Ford, që drejtohej nga një tjetër shqiptar. Makina e tyre u përplas nga mbrapa nga një kamion tregtar. Sipas policisë së Oregonit Lako gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa shqiptari tjetër Stavri Plasari u transportua në spital. Të plagosur gjithashtu mbetën drejtuesi i kamionit dhe një fëmijë i mitur.

Lako ka lënë pas gruan e tij Entela dhe djalin e tij 12 vjeçar .

Miq dhe të afërm të tij kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale dhe kërkojnë mbledhje fondesh për transportimin e trupit të pajetë në vendlindje.

Në një postim në faqen e saj në facebook bashkëshortja e viktimës së aksidentit në Oregon , Entela Lako shkruan;  “O zot pse me dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra Ime”, të shoqëruar edhe me një foto të sajën me bashkëshortin dhe djalin, ku shumëkush i shpreh ngushellimet për humbjen e madhe.

Mesazheve të saj ngushëlluese i janë bashkangjitur dhe të afërmit dhe miqtë.

Zana Z :Entela biri i hallos ngushëllime dhe hallua të do të fortë të më rritësh djalin se djali ka nënë të fortë e trime.

Artan Q: Ngushëllime zemër e motrës bëju e fortë për djalin dhe për veten, edhe se jam larg me mendje jam me ty. Zoti të dhëntë forcë ty djalit teta Tashes Llazit dhe Anës.

Renato Z: Ngushëllime familjes, zoti ju dhente fuqi. U prefsh në paqe o shoku jonë. I pa harruar qofsh.

Daniel R: Ngushëllim zemra e motrës bëhu e fortë për vete dhe djalin .I paharruar qoftë kujtimi i Mitildit.

Erjola H:  Të rroni e ta kujtoni Tela, Zoti ju dhëntë forcë ,u prehtë në paqe./abcnews.al