Dosja e bujshme, zbulohet “Princi” i “Ndrangheta” me biznes në Bllok, dalin emrat e zyrtarëve të lartë

schedule13:30 - 22 Janar, 2021

schedule 13:30 - 22 Janar, 2021

50 të arrestuar për një mashtrim me vlerë 250 milionë euro. Dosja e bujshme e hapur nga antimafia italiane ka “peshkuar” edhe dy shqiptarë, një burrë dhe një grua për lidhje me klanin mafioz “Ndrangheta”.

Shqiptarët e akuzuar janë Henrik dhe Odeta Hasaj. Por cila ishte lidhja e shqiptarëve me italianët dhe biznesi i tyre në Shqipëri? Emri që del nga përgjimet e anti-mafias italiane dhe që është publikuar nga mediat përtej Adriatikut është Antonio Gallo, i cili njihej me nofkën “Princi” nga “Ndrangheta”.

Ai prej 3 vitesh kishte hapur një biznes në Shqipëri në zonën e Bllokut, ndërsa ortaku i tij është Henrik Baçi, i cili ndodhet në arrest shtëpie në Itali. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e kishte në ortakëri me shqiptarin. Dosja e përgjimeve është voluminoze, ndërsa përmenden edhe zyrtarë të lartë shqiptar të rangjeve të ndryshe.

“Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…” thuhet në një nga përgjimet mes anëtarëve të klanit mafioz.

Në përgjime biseduesit aludojnë edhe për lidhjet me presidentin e Shqipërisë, një ministër dhe një person pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës. Gjithashtu në dosje flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të ndikonte në Shqipëri. “Korrupsioni është total, mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh” thuhet ndër të tjera në dosjen e bujshme./ db/Abcnews.al