Studimi mbi rastet e COVID-19 në Itali: Bie mesatarja, por disa rajone janë kritike

schedule17:41 - 22 Janar, 2021

schedule 17:41 - 22 Janar, 2021

Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali pas studimeve dhe analizave për koronavirusin thotë se në periudhën 30 dhjetor – 12 janar mesatarja kombëtare ra në 0.97, pas pesë javësh, por 12 rajone janë mbi pragun kritik.

Disa nga rajonet me nivelin mbi 1, janë Abruzzo 1.05, Bazilicata 1.12, Calabria 1.02, Molise 1.38, Piemonte 1.04, Bolzano 1.03, Puglia 1.08, Sicili 1.27, Umbria 1.05, Valle d’Aosta 1.12.

Studimi ka arritur në përfundimin se epidemia mbetet në një fazë delikate dhe një rritje e re e shpejtë e numrit të rasteve në javët e ardhshme është e mundur nëse nuk zbatohen masat./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!