Rritet numri i viktimave në 24 orë, 14 humbje jete dhe 289 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:11 - 22 Janar, 2021

schedule 15:11 - 22 Janar, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri me dije se 14 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,468 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 289 raste.

Ministria i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sakaq gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 50.487 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!