Paul Pogba kishte kohë që nuk realizonte një eurogol. Mesfushori francez e realizoi një të tillë mbrëmjen e kaluar në sfidën jashtë fushe ndaj Fulham, duke i dhuruar tre pikët dhe vendin e parë Manchester United.
Ishte minuta e 65-të, ndeshja ndodhej në barazim 1-1 dhe Pogba e zgjidhi atë me një “predhë” nga larg. Goli i tretë sezonal në kampionat për kampionin e botës dhe tre pikë fantastike për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer.
Një goditje me “sallake”, që befasoi edhe vetë 27-vjeçarin, i cili foli rreth golit dhe fitores për BT Sport. “Jam shumë i lumtur me ndeshjen që zhvilluam dhe fitoren që arritëm. Fitorja më lumturon, i adhuroj fitoret, ndërsa humbja më krijon ndjesi negative.
Come for @ECavaniOfficial‘s opener ?
Stay for @PaulPogba‘s winner ☄#MUFC #FULMUN pic.twitter.com/oU3nf02arU— Manchester United (@ManUtd) January 21, 2021
Nuk e kishim të lehtë, ishte një ndeshje e vështirë, e kishim të qartë një gjë të tillë. Fulham nuk dorëzohet kurrë, është një skuadër kompakte në mbrojtje dhe shtyn shumë përpara. Ne kishim nevojë për këtë fitore dhe ia dolëm.
Goli? Gjuajtja ishte e shkëlqyer, por, të them të drejtën, nuk e prisja një gjë të tillë nga këmba ime e majtë. Ama, nëse nuk tenton, kurrë nuk e dish se çfarë do ndodhë. Jam i lumtur që topi u fut në rrjetë. Gol i madh dhe fitore e tillë“, përfundoi Pogba. /abcnews.al