Agim Zeka, ish-lojtari i Skënderbeut është prezantuar sot te skuadra e Austria Wien ditën e sotme. 22-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin e njohur austriak.
Austria Wien nimmt Agim Zeka (22), in der offensiven Zentrale und am Flügel einsetzbar, unter Vertrag.
________________________
Mehr dazu: https://t.co/pVYmJRTgC6 #faklive pic.twitter.com/S3nFPy9S47— FK Austria Wien (@FKAustriaWien) January 20, 2021
Deri vitin e shkuar talenti ishte pjesë e skuadrës së Lille B, pa arritur të lërë gjurmë në klubin e njohur. Kujtojmë që më parë Zeka ka luajtur edhe me Skënderbeun në vitin 2017.
Te korçarët ai pati bërë shumë mirë dhe fitoi vëmendje nga klube të mëdha jashtë vendit. Lille e bleu 300 mijë euro nga Skënderbeu, por më pas ai kaloi në disa huazime, pa arritur të lërë gjurmë, derisa përfundoi kontratën me francezët dhe kaloi lojtar i lirë. /abcnews.al