Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar kohën kur merrte pjesë në “Ethet e së premtes”.
Ajo së fundmi përmes një video të publikuar në rrjete sociale ka kujtuar momentin kur nisi gjithçka për të në rrugën e muzikës.
Këngëtarja tregon se ky emision ka qenë shkolla e saj më e mirë, ku ka mësuar gjithçka.
“Do ta them çdo ditë! Shkolla që kam marrë nga ethet është e pazëvendësueshme. Që nga mënyra se si të përshëndesësh publikun, si të mbash mikrofonin kur këndon- pushon- sa të buzëqeshësh ose edhe si ta kthesh publikun të të duartrokasi më gjatë. Mirënjohëse përgjithmonë!”, ka shkruar Vesa në Instastory. l.k/abcnews.al