Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një pacient me COVID-19 ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,377 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 267 raste.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 56,118 raste me Covid.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.
/abcnews.al/