“Voto Edi Ramën”, si u vendosën posterat e kryeministrit në Lungomaren e Vlorës

schedule11:23 - 18 Janar, 2021

schedule 11:23 - 18 Janar, 2021

Ndërkohë që partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Vlora duket se është një hap para.

Ashtu sikurse abcnews.al ka raportuar më herët, në zonën e Lungomares, të shtunën u panë të vendosura postera me mbishkriminin: “Voto Edi Ramën”.

Mirëpo, siç raporton gazetari Elton Nika vendosja e këtyre posterave nuk është bërë në mënyrë zyrtare nga PS e Vlorës.

Duket se bëhet fjalë për një iniciativë individuale të një personi. Mësohet se posterat janë vendosur nga pronari i një subjekti dhe vijojnë të qëndrojnë aty prej dy ditësh. Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për t’i larguar që aty. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!