Adili: Morëm hak, Kukësi na mundi aksidentalisht në Shkodër! I pari sulmohet

schedule08:47 - 16 Janar, 2021

schedule 08:47 - 16 Janar, 2021

Mevlan Adili, mbrojtësi i Vllaznisë, pas fitores kundër Kukësit u shpreh se u hakmorën në njëfarë mënyre për humbjen e pësuar në Shkodër fazën e parë të kampionatit. Mes të tjerash ai foli edhe për diferencën e pikëve me rivalët dhe objektivin titull.

“Të them të drejtën ndjehem shumë mirë për këtë fitore, pasi në njëfarë mënyre u hakmorëm për atë ndeshje që humbëm në Shkodër. U treguan të gjithëve që ishte një aksident ajo që ndodhi ndeshjen e parë. Luajmë njëlloj kundër çdo ekip.

Diferencën e bëmë në pjesën e dytë, kur nisëm të luajmë thjeshtë. E kuptuam çfarë kanë analizuar te ne dhe në fund na u shpërblye çdo gjë”, tha fillimisht për mediat Adili, i cili më pas u pyet për diferencën prej 9 pikësh që kanë me Teutën e vendit të dytë.

“Duke pasur parasysh se ka shumë ndeshje, nuk janë shumë pikë. Na pret një luftë deri në fund dhe të gjitha skuadrat do të luajnë fort kundër nesh. Dihet që gjithmonë sulmohet i pari, jo i dyti apo i treti”, shtoi lideri i Vllaznisë.

I pyetur nëse është momenti i duhur për titullin, Adili tha: “Ne besojmë se çdo skuadër në Superiore ka ëndërr të fitojë titullin. Ne mendojmë se do të ishte shumë mirë nëse e kapim Europën. Bylisi? Nuk e shoh fare, pasi dua të shijoj fitoren kundër Kukësit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!