Lana Del Rey mendon se Donald Trump është thjesht “reflektimi i problemit më të madh që ka bota jonë”. Në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC Radio 1, kur u pyet se si e përballoi vitin që lamë pas, këngëtarja tha se kishte menduar gjithmonë se një gjë e tillë si pandemia do të ndodhte shumë shpejt.
Më tej, ajo foli dhe për trazirat e pak ditëve më parë në Kapitol. “Çmenduria e Trump, aq e keqe sa ishte, me të vërtetë duhej të ndodhte. Na duhej vërtet një pasqyrim i problemit më të madh të botës sonë, i cili nuk është ndryshimi i klimës, por sociopatia dhe narcizmi. Sidomos në Amerikë. Do të vrasë botën. Nuk është kapitalizëm, është narcizëm.“, tha ajo.
Del Rey shtoi se përveç numrit të tmerrshëm të vdekjeve nga koronavirusi, ngjarjet e fundit kanë qenë një thirrje për zgjim. “Jeta juaj nuk ka të bëjë me atë lloj këpucësh që blini, nuk ka të bëjë me shkuarjen në Harvard ose Oxford,” shpjegoi ajo. “Ka të bëjë me atë lloj personi që je.”/abcnews.al/