Zyrtarizohet Cvetanovski, Tirana e Shkëndija nuk e bindën dot

schedule11:20 - 13 Janar, 2021

schedule 11:20 - 13 Janar, 2021

Matej Cvetanovski është zyrtarisht lojtar i Shkupit. Sulmuesi anësor, një nga lojtarët më të spikatur në pjesën e parë të këtij me Vardarin, kërkohej nga disa klube shqiptare dhe në fund u vesh bardhekaltër.

Autori i gjashtë golave ka nënshkruar për dy vite me Shkupin, që i bëri një ofertë serioze. Fillimisht ishte Tirana që shikohej si favorite dhe bardheblutë e donin 23-vjeçarin si pasuesin brazilianit Elton Cale, i cili tani sapo është rikthyer për trajnerin Dede.

Shkëndija e Tetovës gjithashtu ishte në bisedime me Cvetanovksin, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Tani e ardhmja e tij u vendos dhe kuqezinjtë e Tirana duhet të shohin për objektiva të tjerë në merkato. /abcnews.al