Mesut Ozil këtë merkato do të largohet nga Arsenal dhe për të janë interesuar disa klube. Ditën e djeshme ish-kampioni i botës iu përgjigj pyetjeve të fansave. Një prej tyre ishte nëse do të pranonte të bashkohej me Tottenham në rast se londinezët do të ishin mundësia e fundit.
Në lidhje me këtë pyetje Ozil u përgjigj: “Është përgjigje e thjeshtë, më mirë të dilja në pension”. Te Tottenham është trajner Jose Mourinho, me të cilin Ozil gëzon një marrëdhënie aspak të mirë, që nga koha kur të dy ishin pjesë e Real Madrid dhe Ozil u shit me pahir te Arsenal, si dëshirë e Mourinhos.
Mediet angleze nuk hezitojnë të krijojnë polemika dhe së fundmi Mourinho u pyet në lidhje me deklaratën e Ozil. Përgjigja e Mou ishte po aq “therëse” sa ajo e Ozil ndaj pyetjes së fansit. “Kush tha se ne interesohemi për Ozil”, u shpreh me ironi portugezi. /abcneës.al