Policia kufitare ka bllokuar 30 polica sigurimi të parregullta në Portin e Durrësit dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve. “Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon udhëtarët që të kenë kujdes.
“Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim”, thotë policia e Durrësit.
Vetëm në tetë ditët e para të gushtit janë proceduar 30 raste./abcnews.al