Matej Cvetanovski, i cili spikati me Vardarin, duke shënuar 6 gola në 16 ndeshje, ishte menduar si zëvendësuesi ideal për Elton Cale, por Tirana nuk ia ka dalë ta bindë sulmuesin e majtë të kampionëve të Maqedonisë së Veriut.
23-vjeçari kërkohej edhe nga Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi dhe janë këta të fundit që e kanë bindur Cvetanovksin, sikurse raporton “sportmedia.mk”. Kuqezinjtë i bënë një ofertë, por sulmuesi donte kontratë 6-mujore siç bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë klubit të Shkëndijës.
Shkupi sa duket ia ka plotësuar këtë kërkesë, me synimin që të rivalizojë me Shkëndijën për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Tetovarë e kanë parë të paarsyeshme të investojnë te një lojtar që në verë u largohej i lirë. /abcnews.al