Te Tirana duket se kanë ardhur ditët e mira dhe disa nga lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar po rikthehen në skuadër dhe po formojnë formacionin e trajnerit Dede. Së fundmi Jurgen Çelhaka është i kthyer në Tiranë.
Mesfushori ka lënë Serbinë, ku ishte duke kuruar dëmtimin e tij muskulor dhe sot ka nisur stërvitjen për të qenë sa më shpejt gati për trajnerin Nevil Dede.
Tirana po lëviz edhe në merkato, teksa mësohet se ka siguruar afrimin e një talenti. Glejdis Ndraxhi la Apoloninë në fillim të këtij muaji dhe raportohet se ka arritur marrëveshje me kampionët në fuqi.
22-vjeçari aktivizohet si mesfushor qendre dhe në ditët në vijim do të zyrtarizohet te bardheblutë. Një tjetër lajm i madh për Tiranën është edhe rikthimi i Elton Cale, i cili është kthyer në vendin tonë dhe ka nisur seancat stërvitore. /abcnews.al