Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seferi: Tirana klub i madh, mezi po pres derbin! Kisha një akord në Zvicër

schedule19:15 - 10 Janar, 2021

schedule 19:15 - 10 Janar, 2021

Taulant Seferi është goditja e madhe e Tiranës në merkaton e janarit. Bardheblutë arritën akordin me Young Boys për huazimin e sulmuesit shqiptar deri në fund të sezonit. Lojtari i kombëtares shqiptare foli në konferencën e prezantimit rreth aventurës së re që do të nisë nesër.

Kisha parakontrate me një ekip në Zvicër. Isha në shtëpi dhe në një çast më mori në telefon Osmani, drejtori sportiv i Tiranës. Patëm një bisedë të mirë, e njoh që më parë. Të nesërmen më erdhi oferta zyrtare dhe nuk ishte e vështirë për të ardhur këtu.

Tirana është një klub i madh, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë për ardhjen këtu, Tirana është një klub i madh dhe besoj do e ndihmojmë njëri-tjetrin.

I kam parë disa ndeshje kryesore të Superiores, ka kualitet më të mirë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Besoj se do përshtatem shpejt, pres të fitoj një eksperiencë të mirë dhe rezultate të mira. Do jap maksimumin, shpresoj të dalim të gjithë të kënaqur në fund.

Derbi? Mezi po pres të luaj, por nesër do të bëj stërvitjen e parë dhe po mendojmë për Kastriotin. Më pas do mendojmë për Partizanin, besoj se do të jem i gatshëm“, deklaron sulmuesi 24-vjeçari nga Kumanova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!