Projektohet rikthimi në “Old Trafford”, një legjendë drejt stolit të United

schedule18:58 - 10 Janar, 2021

schedule 18:58 - 10 Janar, 2021

Roy Keane është një legjendë e Manchester United. Ish-mesfushori irlandez luajti 12 sezone në “Old Trafford” (1993-2005), ekip ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi shumë trofe. Prej kohësh ka nisur edhe punën në pankinë, teksa ka provuar disa aventura si zv trajner.

Kohët e fundit ka punuar si komentator televiziv, aty ku i ka bërë të gjithë për vete me analizat dhe thumbimet e tij. Gjithsesi, 49-vjeçari ndjen mall për stolin. The Sun raporton se ai i ka rrëfyer disa miqve të tij që dëshiron të rikthehet në pankinë.

 

Roy Keane

Dëshira e madhe është të punojë si trajner i parë, por është gati të punojë si ndihmës për një person të cilin e vlerëson shumë. Media angleze thekson se United mbetet një mundësi konkrete.

Keane është parë në qendrën stërvitore të “djajve” ditë më parë dhe pritet të zyrtarizohet si ndihmësi i Ole Gunnar Solskjaer në pankinën e ekipit të zemrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!