Moti i keq në Kosovë, dëmtohen rrugët në Malishevë

schedule14:35 - 9 Janar, 2021

schedule 14:35 - 9 Janar, 2021

Komuna e Malishevës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidh fshatin Rud me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

Nga pamjet shihet se si rruga është ndarë në dy pjesë dhe asfalti është dëmtuar.

“Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.