Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Conte nuk heq dorë nga ylli i PSG, gjithçka varet nga Eriksen

schedule13:37 - 9 Janar, 2021

schedule 13:37 - 9 Janar, 2021

Klubi i Interit vazhdon të ndjekë me kujdes situatën e mesfushorit të PSG-së, Leandro Paredes. Argjentinasi pëlqehet shumë nga trajneri Conte, i cili e kërkon me ngulm në ekip lojtarin.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, sapo Eriksen të largohet nga ekipi, drejtuesit do të përqëndrohen në transferimin e Paredes në Milano. Flitet se mund të kemi dhe një shkëmbim të lojtarëvë kokë më kokë nëse danezi i Interit do të zgjedhë Parisin si destinacionin e tij të ardhshëm.

Kontrata e Paredes me klubin franez përfundon në vitin 2023, por këtë sezon ai e ka patur shumë të vështirë që të gjejë hapësira në formacion. Një kalim në Serie A mund ta tundojë 26-vjeçarin, por problemi qëndron tek formula e transferimit, e cila ende varet nga e ardhmja e Eriksen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!