VIDEO/ Bayern si kamerdare e shpuar, fut ujë ngado kundër Gladbah

schedule22:27 - 8 Janar, 2021

schedule 22:27 - 8 Janar, 2021

Bayern Munich është befasuar nga Borussia M’Gladbah, pasi është mundur me rezultatin 3-2 kur kishte shënuar dy herë për 25 minuta lojë. Mbrojtja e bavarezëve ishte në një ditë të keqe dhe tashmë duhet menduar për ndeshjen e radhës, ndërkohë që RB Leipzig ka mundësinë të marrë vendin e parë.

Robert Lewandowski shënoi në minutën e 20-të me penallti, duke regjistruar golin numër 20 në 15 ndeshjes, si askush tjetër në “top5” kampionatet europiane. Gjashtë minuta më pas ishte Leon Goretzka që me një gjuajtje potente befasoi skuadrën vendase dhe i çoi shifrat në 0-2.

U mendua se Gladgah u godit rëndë, por jo. Jonas Hoffman, në dy raste iu shkëput bukur mbrojtjes së Bayern Munich dhe i vetëm me portierin Manuel Neuer u tregua i saktë, duke i çuar shifrat në 2-2 që në pjesën e parë. Goli i tretë pastaj është një “masakër”.

Pavard dhe Sule gabojnë dhe me një goditje të fortë Florian Neuhaus  tronditi bavarezët katër minuta nga nisja e pjesës së dytë. Kohë mjaftueshëm për bavarëzët për të barazuar dhe për ta përmbysur ndeshjen, por nuk ishte e shkruar. Mbajtja e topit, apo edhe ndonjë rast më shumë nuk mjaftojnë dhe Gladbah triumfon me një përmbysje të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!