Avokati Idajet Beqiri ka komentuar kallëzimin e bërë nga PD lidhur me organizimin e koncertit, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe me motive politike.
Sipas Beqirit, koncerti i ka shërbyer promovimit të Shqipërisë dhe turizmit, ndërsa solli vëmendje pozitive në mediat ndërkombëtare.
Avokati deklaroi se kallëzimi nuk ka bazë ligjore dhe se, sipas tij, synon të largojë vëmendjen nga problemet dhe çështjet e tjera që rëndojnë mbi drejtuesit e PD.
“Protesta degradoi deri në këtë shkallë. I pritshëm është dhe veprimi i PD-së me kallëzimin ndaj koncerteve. Koncerti i ka bërë një nder Shqipërisë. Gjithçka që i sjell të ardhura vendit dhe i sjell autoritet, për Partinë e Saliut konsiderohen të dëmshme.
Janë absurditete të dala nga njerëz të çakorduar. Progni është mik i ngushtë i Zen Berishës dhe do të dalë me të tilla deklarata. Si mundet të kanosesh dhe të thuash: “Kur të vijë në pushtet, do të fusë në burg këta që shkuan në koncert”? Kjo na çon në Mesjetë.
Koncerti promovoi Shqipërinë dhe turizmin në mediat botërore. Ky kallëzim është i rrëzuar, por arsyeja kryesore është për të mbuluar diellin me shoshë, meqë Saliu ka krime dhe procese të hapura dhe mbi të rëndojnë një sërë çështjesh dhe privatizimesh kriminale.” / abcnews.al /



