Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Costa përshëndet mbylljen e kapitujve / Presidenti i Këshillit të BE: Progres i qartë dhe hap më pranë Unionit për Shqipërinë

schedule23:13 - 13 Korrik, 2026

schedule 23:13 - 13 Korrik, 2026

Presidenti i Keshillit te BE, Antonio Costa ka pershendetur mbylljen e 3 grupkapitujve te negociatave per Shqiperine.

Sipas Costas, ky eshte nje progres i qarte dhe hap me prane BE per Shqiperine, kurse nga ana tjeter Brukseli po mban ritmin e momentit per rrugetimin e anetaresimit ne BE.

Ne statusin e tij ne x, Costa ka pershendetur bashke me Shqiperine edhe mbylljen e 2 grupkapitujve te negociatave me Malin e Zi dhe hapjen e 6 kapitujve me Ukrainen dhe Moldavine.



Sipas tij, kjo eshte edhe nje shenje domethenese se Irlanda nen udheheqjen e Presidences 6 mujore te BE deri ne fund dhjetori, po demonstron punen per zgjerimin.

Pas miratimit te raportit te ndermjetem Ibar, Shqiperia mbylli 3 grupkapitujt e pare te negociatave, marredheniet nderkombetare, shkencen dhe kerkimin si dhe arsimin dhe kulturen.

Konferenca e 9 te nderqeveritare mbahet te marten ne Bruksel, mes BE dhe Shqiperise delegacioni i se ciles do kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Shqiperia synon te mbylle negociatat ne fund te 2027 dhe te anetaresohet ne BE ne 2030.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!