TV-të e reja të Sony përmbajnë një procesor të mundësuar nga inteligjenca artificiale, për të cilin kompania thotë se mund të përpunojë imazhe në të njëjtën mënyrë si truri i njeriut. Procesori i ri XR i firmës teknologjike përdor “inteligjencën njohëse” dhe është në gjendje të kuptojë se si njerëzit shohin dhe dëgjojnë në mënyrë që të rregullojnë imazhet dhe tingullin nga televizori.
Sony thotë se truri i njeriut përqendrohet në mënyrë të pavetëdijshme në pika të caktuara kur sheh një objekt, pasi ka skanuar imazhin dhe ka analizuar një sërë elementesh në të njëjtën kohë, gjë që dhe procesori është gjithashtu në gjendje të bëjë për të krijuar skena që duken më të gjalla.
“Qëllimi i Sony është të ripërtërijë vazhdimisht në teknologjinë e TV-ve për të ofruar përvojën më të thellë të shikimit të mundshëm. TV-të e reja Bravia XR përcjellin realitetin më mirë se kurrë më parë falë fuqisë përpunuese të procesorit të parë njohës në botë që shkon përtej AI-së konvencionale.“, tha kreu i Sony Europe, Masaomi Ando. /abcnews.al/