Përrallat e merkatos, Djarmati “vullkan” në Pressing: Po, po, kanë firmosur të gjithë

schedule23:33 - 7 Janar, 2021

schedule 23:33 - 7 Janar, 2021

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati është një nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Pressing” në ABC. Kroati flet rreth merkatos së ekipit kryesues, aty ku nuk i mungon humori dhe sarkazma.

Ka tre muaj që jemi marrë me problemin e Dungës, nuk kishim mundësi të bënim gjë. Merkato e janarit është shumë e komplikuar. Duhet 1 muaj minimalisht që një lojtar i huaj të ambientohet në Superiore.

Ne kemi larguar 6 lojtarë, do provojmë të sjellim 3. Kemi bërë një gabim, e kemi mbushur më shumë seç duhet ekipin e parë. Do mbështesim më shumë lojtarët nga Akademia. Tregu maqedonas është i mirë për ne, pasi kanë probleme financiare, nuk janë paguar prej kohësh dhe kemi mundësi të bëjmë goditje aty.

Cuminello? Nesër do të vijë nga Atalanta, kemi blerë Seferin, edhe Gurin. Çdo ditë del një emër i ri. Cordeiro? Po, ka firmosur prej tre ditësh. Klubi ka faqe zyrtare, çdo gazetar mund të më telefonojë dhe të më marrë informacion.

Nuk i kam rrjetet sociale për momentin, nuk lexoj pasi më heq shpërqendrimin në punën time. Njerëzit më marrin në telefon dhe më pyesin a ka ardhur Sindrit Guri në Shkodër. Asnjë nga Vllaznia nuk e ka kontaktuar, askush prej nesh.

Ka edhe një problem tjetër, një media serioze nxori lajmin që Guri kishte firmosur me ne, ndërsa ju (ABC) kontaktuat me të dhe ai mbeti i habitur, pasi nuk dinte gjë fare rreth kalimit te Vllaznia.

 

Kuqeblutë duke festuar një fitore

Besoj se Guri është shumë mirë atje, është në kulmin e karrierës dhe besoj se do shkojë te një klub tjetër belg. Zyrtarizimet? Jemi shumë afër zyrtarizimit të një lojtari nga jashtë. Ka luajtur në Ballkan dhe jemi në bisedime. Është sulmues krahu, kaq kam mundësi të them.

Llullaku? Para dy ditësh i prishëm negociatat me të, ishte vetëm opsioni i marrjes në huazim. Nuk ishte interesante kjo formë. Huazimi kishte çmim dhe rroga e madhe e lojtarit, ndikuan që të mos arritej akordi.

Kryetarja e Bashkisë, t’ju them të drejtën, është një nga tifozet më të zjarrta. Më pyet në telefon si shkojnë këto punë, por nuk ndërhyn për asgjë. Ne nuk kemi larguar asnjë, atë që kanë dashur minuta kanë kërkuar të ikin diku tjetër. Lekaj kishte shumë pak minuta, shkoi në Kosovë.

Ramadani kishte një dëmtim dhe nuk e kapi formacionin. Kërkoi largimin. Njëlloj ka ndodhur me Isufin. Sidorencon nuk e përdorëm, Mandiangu ishte i dëmtuar. Dajan Shehi nuk do të largohet. Nuk gjejmë dot lojtar tjetër nëse ikën edhe ai“, thekson drejtori sportiv i klubit shkodran.

Marrëveshja me Rijeka? Problemi është pandemia, nuk mund të shkojmë atje të bëjmë një grup pune. Kontrata ishte gati për bashkëpunimin. Trajnerët tanë do shikonin si funksionon një klub si Rijeka”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!