Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi në emisionin “War Report” në ABC News, komentoi zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara dhe faktorët që mund të ndikojnë te votuesit amerikanë në zgjedhjet e mesmandatit.
Kamberi u shpreh se, pavarësisht rolit të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane në arenën ndërkombëtare, pakënaqësitë e elektoratit lidhen kryesisht me zhvillimet e brendshme dhe situatën ekonomike.
“Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë marrë një eshë dhe rol të madh në arenën ndërkombëtare. Politika e jashtme loz në rol të madh. Ndërsa për pakënaqësitë e elektoratit amerikan u vërejt që në rikthimin e Presidentit Trump që për shumë dukej e pamundur. Por siç duket politika e brendshme dhe politika ekonomike në SHBA ka krijuar një lloj zemërimi që u reflektua tek zgjedhja e presidentit Trump. Sondazhet e fundit në SHBA kanë treguar se shpesh nuk janë gjithmonë të përafërta me atë që vjen pas rezultatit. Por unë vazhdoj të them se shqetësimi kryesor është inflacioni që kjo k ardhur edhe për shkak të sulmit ndaj Iranit. Perëndimi i mesëm amerikan ku është baza e votuesve të partisë republikave janë ferma të mëdha ku janë ndikuar drejtpërdrejt. Dhe një pakënaqësi lidhet edhe me faktin e kësaj kosto. Siç duket do të duhet të paguajë një çmim të politikës së brendshme gjatë zgjedhjeve”, tha ai.
/abcnews.al/


