“Dhuna në Kapitol, një serial për shtetet autoritare”, eksperti: Qeshën me demokracinë amerikane

schedule09:22 - 7 Janar, 2021

schedule 09:22 - 7 Janar, 2021

Eksperti i zhvillimeve ndërkombëtare, Faruk Ajeti në një lidhje me Skype për “Abc-në e mëngjesit” komentoi trazirat mbrëmjen e djeshme në SHBA. Ajeti tha se dhuna dhe trazirat janë rezultat i një punë disa vjeçare të rrymave populiste të ekstremit të djathtë, që kanë fituar pushtet vitet e fundit. Më tej, eksperti shtoi se kjo nuk ishte vetëm në favor të Partisë Demokratike në SHBA, por gjithashtu dhe të vendeve diktatoriale, për të cilat tha se dhuna e djeshme ishte një “serial amerikan me në thelb demokracinë amerikane”.

“Skenat që pamë mbrëmë nuk prezantojnë Partinë Republikane por përfaqësojnë grupe të caktuara të ekstremit të djathtë dhe grupe supermarciste. Nuk kam besuar se në Kongresin e superfuqisë më të madhe të shohim skena të tilla dhune, dhe kur të vijë puna kur një ministër i jashtë i një vendi të Europës Lindore që ishte nën sundimin komunist sovjetik t’i bëjë thirrje qytetarëve të vet të kene kujdes në SHBA.

Ish presidenti Bush ka thënë se SHBA nuk mund të jetë një republikë bananesh, kanë menduar a mirë në ndarjen e pushteteve aq sa erdhi momenti ku dora e djathtë e Presidentit Trump të ketë një qëndrim ndryshe. Duke patur parasysh që pushteti në SHBA përbëhet nga dy dhoma ne pamë mbrëmë dhe madhështinë e demokracisë amerikane në anën tjetër pavarësishtr se siç e quajti Biden se kjo do të jetë një pjesë e zymtë, një kapitull i errët i demokracisë amerikane.

Por mendoj se Trump dhe skenat e dhunës që pamë në Uashington DC nuk është vetëm një dhuratë për Partinë Demokratike por dhe për regjimet autoritare diktatoriale të cilët dje kanë qeshur me demokracinë amerikane. Mendoj se shtetet diktatoriale me në krye Kim dhe federatën ruse ka kohën të thotë se janë ulur para TV dhe po shikojnë jo një film por një serial amerikan, që në thelb ka demokracinë amerikane. Shumëkush e ka quajtur që ky serial ka filluar në 2016 kur Trump erdhi në pushtet por dhe dhe populizmi ka qenë gjithmonë në rritje dhe kaosi që ka kaluar demokracia liberale.”, u shpreh eksperti /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!